RDK: Prezenca e Nulandit mund të jetë e fundit, të shfrytëzohet maksimalisht prezenca e saj

Rilindja Demokratike Kombëtare, nëpërmjet një kumtese, vlerëson se ardhja e ndihmëssekretares amerikane të shtetit për çështje të Evropës dhe Azisë, Viktoria Nuland në Maqedoni duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga aktorët politik vendas për të dalë nga kjo krizë e thellë politike dhe institucionale, sa si[ thonë ata, nuk është vonë.

“Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se prezenca e znj. Nuland mund të jetë vizitë e fundit në Maqedoni për të ndihmuar vendin të dalë nga kjo krizë, dhe ndikimi i saj duhet shfrytëzuar maksimalisht. Prezenca e shpeshtë e znj. Nuland, dhe figurave tjerra me relevancë në Departamentin e Shtetit Amerikan, është një dëshmi e fuqishme për rëndësinë e Maqedonisë dhe Ballkanit perëndimorë në gjeostrategjinë e përgjithshme të rregullimit botërorë. Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se aktorët politik vendas deri më tani kanë dështuar tërësisht në zgjidhjen e krizës politike, dhe për këtë arsye komuniteti ndërkombëtarë nuk duhet edhe më tutje të toleroj neglizhencë të këtyre aktorëve. Situata politike në vend është aq ndërlikuar saqë është e papranueshme që vendi dhe Ballkani perëndimorë të lihen nën duart e aktorëve lokal, me arsyetim se zgjidhja e krizës është më e qëndrueshme. Vendi, rajoni, por edhe bota perëndimore kanë shumëçka për të humbur, nëse nuk kemi ndërhyrje urgjente përmbajtjesore, sa më shpejtë që është e mundshme. Vendi nuk ka kohë për të humbur për të pritë sherifët lokal të arrijnë pozicion më të mirë partiak. Koha është për zgjidhje tani”, thonë nga RDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button