Turqi, forcat e sigurisë ndalojnë 1.594 klandestinë

Forcat turke të sigurisë kanë ndaluar 1.594 persona gjatë tentativës për të kaluar kufirin në rrugë të paligjshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një raport ditor të publikuar në ueb-faqen zyrtare të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, thuhet se gjatë ditës së djeshme 1.392 persona janë ndaluar në kufirin turko-sirian pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin nga Siria drejt Turqisë ilegalisht. Ndërsa 49 të tjerë janë ndaluar pasi kanë tentuar të kalojnë nga Turqia drejt Sirisë.

Nga ana tjetër 53 persona janë ndaluar pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme nga Iraku drejt Turqisë. Personave në fjalë i janë sekuestruar mallra të shumtë të cilët po tentonin ti fusnin në mënyrë ilegale në Turqi.

Ndërsa 6 persona janë ndaluar në kufirin turko-iranian, ndërkohë që po tentonin të kalonin drejt Turqisë në mënyrë ilegale. Forcat turke të sigurisë kanë ndaluar 25 persona të cilët janë munduar të kalojnë nga Turqia drejt Bullgarisë. Ndërkohë edhe 69 persona të tjerë janë ndaluar në tentativë për të kaluar nga Turqia drejt Greqisë.

Krahas të ndaluarve në zonat kufitare edhe në territorin turk janë ndaluar 10 persona të cilët kanë pasur mungesë të dokumentacionit për qëndrimin në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button