Ja si e arsyeton marrjen e euro obligacioneve Ministria e Financave

 ­Ministria e Financave, pasdite përmes një kumtese reagoi në akuzat e sotme të LSDM­së se me lëshimin e euroobligacionit do të tejkalohet shuma prej pesë miliardë euro apo 54 për qind të BPV­së, transmeton MIA.
Në reagim theksohet se euroobligacioni jepet në pajtim me Ligjin për borxh publik (neni 18, paragrafi 5) në të cilin theksohet se letrat shtetërore me vlerë në emër të shtetit i jep Ministria e Financave në bazë të vendimit të Qeverisë në të cilin përcaktohet shuma maksimale e detyrimit të ri përmes LSHV.
“Qeveria ka komopetencë funksionale, të drejtë ligjore dhe legjitimitet për ta sjellë këtë vendim në pajtim me Ligjin për qeveri dhe ndryshimet e tij të fundit në nëntor të vitit 2015. Neni 43 i këtij Ligji parasheh përbërjen e Qeverisë e cila do të organizojë zgjedhje parlamentare, ndërsa nenet 44, 45 dhe 46 më afër e rregullojnë përbërjen e Qeverisë e cila do t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, me emërimin e ministrave dhe zëvendësminsitrave shtesë në ministritë të cilat janë përcaktuar në to. Në momentin e sjelljes së vendimit, në RM janë caktuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe koha e mbajtjes së tyre akoma nuk është caktuar”, theksohet në reagim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button