Kapet shtetasi turk me dokumente të falsifikuara

Policia e Maqedonisë dje në pikën kufitare “Bogorodica” ka arrestuar shtetasin turk që dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e udhëtimit, transmeton Portalb.

Shtetasi turk, B.R.A. (1963) nga Stambolli i Turqisë është kapur nga policia e Maqedonisë derisa po kalonte kufirin në “Bogorodica”. Pas kontrollit policia te personi ka gjetur dokumente të falsifikuara; letërnjoftimin dhe lejen e vozitjes.

Policia kufitare e ka dorëzuar turkun në stacionin policor të Vallandovës, ku po merren masat përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button