Djegia e mbeturinave : Eco Guerilla kërkon përgjegjësi nga institucionet kompetente

“Komuna e Tetovës dhe organet komunale edhe njëherë u dëshmuan si të paaftë dhe të painteresuar për të menaxhuar situatën me deponinë e egër dhe djegien e mbeturinave në të. Fotografitë dhe pamjet e regjistruara në video që na janë dërguar nga qytetarë të shumtë e që tashmë janë publikuar në rrjetet sociale tregojnë qartë që aty digjen mbeturinat, edhe pse një gjë të tillë autoritetet komunale e kanë mohuar gjithmonë”, kështu thuhet në reagimin e Lëvizjes ambientaliste Eco Guerilla.

Reagimi  vjen pas djegies së mbeturinave në deponinë e egër në hyrje të Tetovës.

Nga aty, përkujtojnë kryetaren e Komunës së Tetovës dhe administratën komunale se qyteti që i votoi dhe i zgjodhi është qyteti më i ndotur në Botë, dhe se ajri i ndotur është shkaktar për miliona vdekje në vit në mbarë Botën.

“Prioritetet të cilat ua ofruat qytetarëve si kurth për t’ju marrë votën i keni humbur tërësisht, dhe në vend që të punoni për t’ju siguruar familjeve tona një mjedis më të pastër jetësor, ju po harxhoni paratë publike për të organizuar pafund festa verore dhe pafund festa dimërore”, thonë nga Eco Guerilla.

“Qytetarët e Tetovës do dinë të vlerësojnë saktë dështimet tuaja të njëpasnjëshme dhe do dinë saktë si t’ju dënojnë kur nesër t’i trokisni në derë për t’i kërkuar përsëri votën, të cilën po dëshmoni që e keni çuar dëm”, përfundon reagimi.

13644364_10206729830269087_1970025752_n

deponia

ksh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button