Uniteti: Rebalanci i buxhetit për vitin 2016 i shton shpenzimet

Nënkryetari i partisë “Uniteti”, Zylfi Adili në një konferencë për shtyp në lidhje me propozimin për rebalancin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë i cili është në procedurë e sipër, tha se rebalanci i propozuar nga, si[ tha ai kjo garniturë qeveritare edhe një herë dëshmon për keq menaxhimin e mjeteve publike dhe fillojmë ti ndjejmë efektet e kësaj politike të shpërdorimit e jo të zhvillimit, njofton Portalb.

“Rebalanci dëshmon për kondicionin e dobët të buxhetit, planifikimin jo të mirë të të hyrave si dhe diskrepancën me shpenzimet megalomane të kësaj qeverie. Emetimi i paralajmëruar i fletë-obligacionit të ri me vlerë prej 650 mil euro, vetëm se e ngarkon edhe më shumë dhe e tendos situatën ekonomike në Maqedoni dhe rrit pasojat për zhvillimin në të ardhmen. Në 10 vitet e ardhshme ne duhet të paguajmë vetëm për këtë huazim 1 miliardë euro. Republika e Maqedonisë kanë arritur nivelin e borxhit 70.1% të GDP ose 6.7 miliardë euro, qe me doemos do te ule edhe rejtingun kreditor te shteti qe ne afat jo te gjatë mund te rris borxhin me rritje e interesave. Vetëm në 3 muajt e fundit borxhi është rritur me 353 milion euro”, tha Adili.

Sipas tij, kjo tani dëshmon se afatet e borxhit te jashtëm kanë arritur dhe qe tani duhet filluar të servisohen mjetet e ky buxhet i tanishëm nuk do të mund dhe as qe ka edhe shansin më të vogël te beje një gjë të tillë përveç se te vazhdoj me huazime te reja.

“Buxheti ende mbetet me strukturë shumë te prapambetur sa i përket te hyrave dhe çdo dite e më shume do te kërkoj huazime të reja që të bëjë servisimin apo buxhetimin e përditshëm të institucioneve shtetërore qe janë te dobësuara tej mase ose me shkurt të mund të thuhet se me para blihet mirëqenia sociale e qytetaret shpenzojnë mjetet e gjeneratave ende te palindura. Realisht kjo tregon asimetrinë e atij qe merr borxh tani, që në të ardhmen duhet të paguaj atë e qe do të jetë shumë vështire nga kjo perspektivë ekonomike”, shtoi Adili.

Më poshtë mund t’i lexoni të dhënat që sipas “Unitetit”, rebalanci i buxhetit për vitin 2016 i shton shpenzimet, respektivisht Institucionet ku shtohen mjetet:

Drejtoria për sigurimin e informatave të klasifikuara

Buxheti paraprak prej 22 milion denarë me rebalancin ritet në 24 milion denarë

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim

Buxheti  paraprak prej 189 milion denarë me rebalancin ritet në 266 milion denarë

Ministria e punëve të brendshme

Buxheti paraprak prej 8 miliardë e 897 milion denarë me rebalancin ritet në 11 miliardë e 89 milion denarë

Agjensioni i zbulimit

Buxheti paraprak prej 179 milion denarë me rebalancin ritet në 206 milion denarë

Ministria e arsimit dhe shkencës – Institutet shkencore

Buxheti 108 milion denar me rebalancin ngritët në 144 milion denar

(Prej të cilave Instituti i vetëm i shqiptarëve ai  i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nuk përfiton asgjë nga kjo ngritje për dallim nga institutet tjera).

Duke e pasur parasysh që institucione e vetme te të cilat shtohet buxheti janë kryesisht ata të sigurisë dhe policisë, shihet qartë se ky pushtet përgatitet të forcojë organet e rendit që të sigurojë pushtetin.

Sipas Rebalanci të buxhetit për vitin 2016 – Institucionet ku zvogëlohen mjetet janë:

Sekretariati për implementimin e marrëveshjes kornizë

Buxheti i paraparë prej 716 milion denarë me rebalancin zvogëlohet në 657 milion denarë.

Universiteti i Tetovës

Buxheti i paraparë prej 324 milion denarë me rebalancin zvogëlohet në 314 milion denarë.

Teatri dhe biblioteka në Tetovë

Buxheti i paraparë prej 180 milion me rebalancin zvogëlohet në 120 milion denarë.

Ndërtimi i qendrës diagnostiko të spitalit klinik në Tetovë

Buxheti i paraparë prej 20 milion denarë me rebalancin zvogëlohet në 7 milion denarë

Agjencioni për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural

Buxheti i paraparë prej 8 miliard e 455 milion denarë me rebalancin zvogëlohet në 7 miliardë e  543 milion denarë.

Rebalanci i buxhetit parasheh edhe shpenzime të cilët në kushte të krizës janë të paarsyeshme si p.sh.:

Për teleferikun e Vodnos, sipas këtij rebalanci për vitin 2017 janë paraparë rreth 2 milionë euro, kurse për vitin 2018 rreth 6 milion euro. A thua vallë ky teleferik është meriton kaq shumë mjete dhe a e përmirëson jetën e qytetarëve kështu?

Shtrojmë pyetjen, ku do na shpie kjo politikë?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button