Spanjë, shënohet viktima e parë në garën me dema

Një 29 vjeçar është viktima e parë e festivalit 9-të ditor i cili para disa ditëve filloi në Pamplon-in spanjoll, raporton Anadolu Agency (AA).

Demi gjatë garës me brirë lëndoi të riun nga Valencia në pjesën e gjoksit dhe stomakut. Ai menjëherë është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë një orë më vonë.

Pamplona në festivalin “San Fermin”, manifestim i njohur për garat me dema, për çdo vit tërheq një numër të madh të vizitorëve nga Spanja dhe vendet e botës.

“San Fermin” ka traditë e cila daton nga Mesjeta, ndërsa Pamplona në ditët e mbajtjes së festivalit vizitohet edhe nga rreth në 1.5 milionë turistë.

Sipas statistikave, prej 1924 deri më sot në garën me dema kanë humbur jetën 15 persona, ndërsa për çdo vit dhjetëra pjesëmarrës lëndohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button