Deputetja Demi i reagon Mehmet Krajës: Je i fundosur në paragjykime për myslimanët

Deputetja e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi-Murtezi i është përgjigjur akademikut, Mehmet Kraja i cili në një letër të gjatë u ka shkruar “myslimanëve në Facebook”.

Deputetja e PD-së, thotë se “myslimanët në Kosovë nuk janë pjesë e rëndësishme e vendit, por me numër, traditë kombëtare dhe rrënjë të ujitura me gjak, jemi pjesa më e rëndësishme e këtij vendi”, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk jemi “shpirtra të bjerrë” të strehuar në fenë tonë, por jemi krenarë për veten tonë, për kontributin që kemi dhënë në shtetformim tonë dhe për kontributin që po japim në shtetndërtimin tonë. As edhe një fjalë nuk dua të them më shumë, për shkrimin tuaj te fundosur ne paragjykime”, ka thënë ajo.

Akademiku Mehmet Kraja në tekstin e gjatë u kishte bërë një pyetje miqve të tij myslimanë në Facebook. “Miqve të mi myslimanë të Facebook-ut kam një pyetjen për t’ua bërë: Çfarë mendoni të bëni me Kosovën? Nëse pandehni se Kosovën e keni bërë tashmë shtet islamik, mos e harroni kundërshtimin tonë (tash për tash të heshtur), sot dhe për tërë jetën”.

Ky shkrim ka zgjuar shumë reagime si në rrjetet sociale e po ashtu edhe në debatet ndërmjet intelektualëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button