PLD:  Çfarë kuptimi kanë bisedimet kur Gruevski e fut shtetin për 650 mln euro borxh për manipulim me zgjedhjet?

Partia Liberal Demokratike (PLD), nëpërmjet një reagimi njofton publikun se janë seriozisht të shqetësuar nga niveli dhe i borxhit në vend, veçmas pas siç thonë ata, të zyrtarizimit të qëllimit nga pushteti që të japin euro-obligacione me  vlerë rekorde prej 650 milionë euro, njofton Portalb.

“Ky akt i pushtetit në ikje është i humbur për faktin se borxhi me euro-obligacione nuk është i motivuar për shkak të harxhimit produktiv, por për qëllime politike. Për atë, si opozitë konstruktive hapur dhe publikisht e hapim çështjen në lidhje me atë se çfarë kuptimi kanë bisedimet për dalje nga kriza politike të cilat po zhvillohen në Përzhino të Shkupit në mes partive nënshkruese të Marrëveshjes, kur pushteti nën diktim të Nikolla Gruevskit e fut shtetin në borxh të ri me euro-obligacione për korrupsion me trupin votues. Ky pushtet edhe një herë, pa ju trembur syri gjeneratat e tanishme, por edhe të ardhshme i ka futur në një varfëri të madhe”, thonë nga PLD.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button