Fatima Ahmiç mbijetoi në “Rrugën e vdekjes”, por jo djali i saj

Në mesin e të vdekurve ka qëndruar e shtrirë deri në mëngjes, pastaj në mesin e të vdekurve ka kërkuar fëmijët e burrin. Nuk i gjeti aty, por ditëve në vijim nëpër pyjet rreth Srebrenicës. Në mesin e të mbijetuarve ishte ajo, një djalë dhe gjyshi. Megjithatë, një ditë shkuan për të vëzhguar situatën dhe kurrë më nuk u kthyen dhe ajo mbeti vetëm.

“Ditën e tretë apo katërt kam gjetur fëmijët dhe u ndjeva sikur kam lindur sërish. Djali i madh Mirsadi ishte në njësit dhe vetëm më fliste se shqetësohet për Seadin. Përsëri i humba. Seadin ma mori një ushtar serb nga Vlasenica. E futi në autobus dhe ai në territor të lirë erdhi në ditën e gjashtë. Burri në territorin e lirë erdhi në ditën e gjashtë, ndërsa unë pas 13 ditëve”, rrëfeu Fatima.

Djali Mirsadi është kapur në Vlasnicë dhe aty është vrarë. E gjetën në vitin 2011 në varrezën Mrshiçi (Mršići). Duke kujtuar ditën e parë pasi nga Srebrenica përmes pyllit u nisën drejt Tuzlës, Fatima tha se në orët e parë të mbrëmjes hasën në pritë.

“Kur ishim në pyll çetnikët na prerë rrugën. Na sulmuan në orët e para të mbrëmjes. Askush për askënd nuk dinte. Që kur filluan të qëllonin unë u shtriva dhe nuk u ngrita deri në mëngjes. Kam shikuar katastrofën, të gjithë të vdekur përreth meje. Pastaj fillova të kërkojë fëmijët e mi në mesin e të vdekurve. Kalova katër ditë dhe vazhdoja të kërkoja. E vetmja gjë që mund t’i dalloja ishte nga veshmbathja sepse kanë hedhur helm dhe pamja u ndryshua brenda një kohe”, theksoi Fatima.

Sipas saj, funeral i parë kolektiv në Potoçari kryesisht ishte për fëmijët “që u gjetën nëpër pyll”.

“Atë asnjëherë nuk mund ta nxjerr nga koka ime. Çfarë kam parë? Katastrofë. Edhe pa sy dhe pa duar…Je në pyll dhe shikon vetëm qiellin. Unë shpesh them se asnjëherë askënd nuk kanë vrarë në Srebrenicë dhe Potoçar, në pyll me siguri kanë vrarë 3.000 – 4.000 persona”, tregoi Fatima. Nëpër pyll, rrëfeu ajo, nuk ka ecur kurrë dhe nuk dinte të orientohej.

“E kuptova se jam afër vendit ku është tani shtëpia Fate Orloviç. Këtu takova në një grup. Djem me uniforma ushtarake dhe flisnin me mua me gjeste. Njëri më tha të recitoj ndonjë lutje, e unë nuk di as Bismilahin ta them. I thash të presin pak, ndërsa ai mua ma vuri pushkën nën fyt. I thash se jam motra e Sakibës dhe se a e njeh. Tha se e njeh. Më tha se shkon në Zhep dhe se mund të shkojë me to nëse dëshiroj”, kujtoi Fatima për AA. Megjithatë u kthyen në vendin prej ku ishin nisur nga Srebrenica.

“Nuk kishte vend ku nuk kishte njerëz të vdekur. Lëviznim natën. Erdhëm në afërsi të Kladnja por edhe ai që ecte nuk e dinte rrugën. Orientim ishte largpërçuesi. Askush nuk hante e as pinte asgjë. Kishte edhe të tillë që hanin kërmij në rrugë. Hanin edhe pjesë nga druri, por unë nuk hëngra. Nuk kishte as ujë. Në gjithë atë pyll mos të ketë ujë. Dola në ditën e 13-të, ndërsa asgjë nuk kisha ngrënë dhe pirë”, theksoi Fatima.

Ajo gjithmonë e kujton një djalë të cilit iu ishte këputur dora. “Më vinte keq. Menjëherë sapo të binte në tokë ai flinte. Më vinte keq ta zgjoja kur duhej të niseshim. Kisha një bluzë, por me mëngët ia mbështolla plagën. Më keq ishte kur duhej ta zgjoja. Njëherë më tha që të mos e zgjoj dhe ta lë të vdes aty. I thashë se dëshiron që ai të plotësojë mungesën e fëmijëve të mi”, tregoi Fatima. Ndërkohë ai mbijetoi dhe e ka parë në Zhivnicë pas kalimit në territor të lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button