Sot takimi Koxias-Poposki në Varshavë

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, sot në Varshavë, në margjina të samitit të NATO-s, do tët akohet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, lajmëruan mediumet greke. Hollësi të tjera për takimin nuk janë kumtuar.

Koxias dje në Varshavë mori pjesë në takimin NATO-Gjeorgji, si dhe në darkën e punës të ministrave të jashtëm të NATO-s me Federika Mogerinin. Ai gjithashtu u takua me kolegun kanadez, Stefan Dion. Për sot janë planifikuar edhe takime të Koxiasit me ministrat e jashtëm të Estonisë, Turqisë dhe Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button