Horoskopi ditor, e shtunë 16 prill 2022

Dashi

Do të jetë sërish një ditë mjaft e ngarkuar e sikur të mos mjaftoj e gjithë kjo, partneri/ja mund t’ju hapë një telash tjetër. Mos hezitoni të kërkoni ndihmën e një miku. Beqarët ka rrezik të afrohen pas një personi që më pas do zhgënjehen dhe lëndohen. Financat do varen nga menaxhimi juaj.

Demi

Kthjelltësia mendore dhe qetësia shpirtërore do të jenë dy elementë që do t’jua bëjnë ditën sot mjaft të mirë ju të dashuruarve. E gjitha kjo, falë një Afërdite mjaft aktive në shenjë. Beqarët do pëlqejnë shumë një person deh do bëjnë gjithçka për t’i tërhequr vëmendjen. Financat aspak të mira.

Binjakët

Edhe pse qielli juaj sot nuk është nga më të mirët, mjafton Mërkuri, që ju të dashuruarit të ndjeheni të mbrojtur. Pak më shumë iniciativë do të thotë më shumë sukses. Beqarët nuk do i kenë të qarta idetë e tyre dhe nuk do përfitojnë nga ftesat që do i bëhen. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

Gaforrja

Me pak kujdes, sigurisht edhe me ndihmën e yjeve të tillë si Afërdita e deri-diku edhe Hëna, mund të arrini objektiva vërtet të pashpresuara ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe do ndihen gati për të hedhur edhe hapa të mëtejshëm. Buxheti jo i keq.

Luani

Do të jeni shumë pragmatistë dhe prakticiteti juaj mund të bëjë çudira në lidhjen tuaj të dashurisë. Jeni të kujdesshëm. Beqarët nuk do dëgjojnë këshillat e miqve, por do ecin vetëm duke dëgjuar zemrën e tyre. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me shpenzimet.

Virgjëresha

Mund të jeni para alternativave që nuk ju pëlqejnë aspak e për më tepër, të detyruar nga partneri/ja të zgjidhni njërën prej tyre. Në këto raste zgjedhja më e mirë bie mbi të keqen më të vogël. Beqarët më në fund mund të nisin një lidhje që kanë ëndërruar. Në planin financiar do dini si të veproni.

Peshorja

Parashikohet një ditë mjaft e ngjeshur në drejtim të aktivitetit tuaj, prandaj sot vështirë të keni kohë të merreni me partnerin/en. Vetëm shkathtësia mund t’ju nxjerrë fitimtarë. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë ende vetëm, pasi nuk ndihen gati për lidhje. Financat paraqiten të stabilizuara.

Akrepi

Edhe pse parashikohet një ditë rutinë (Urani është bërë monoton) në aspektin profesional, është Afërdita ajo që ju “prek me shkopin magjik” e ju bën të jeni ndryshe në dashuri. Beqarët nuk do gjejnë princin e kaltër dhe do mbeten ende vetëm. Buxheti do të vi duke u përmirësuar ndjeshëm.

Shigjetari

Ndoshta qielli juaj nuk është aq spektakolar përsa i përket marrëdhënies suaj në çift, por në përgjithësi yjet janë pozitivë dhe kjo duhet të mjaftojë për të kaluar një ditë të mirë. Beqarët do kenë një ditë të bukur të mbushur me takime interesante. Në planin financiar do jeni me fat.

Bricjapi

Me përjashtim të ndonjë momenti tensioni, në përgjithësi dita pritet të jetë e qetë për ju të dashuruarit, ndërsa mbrëmja mund të sjellë momente pasioni. Beqarët nuk do jenë të qartë në mendimet e tyre dhe s’do marrin asnjë vendim. Financat do varen nga mënyra se si ju do i menaxhoni.

Ujori

Mos i lini mënjanë projektet e ideuara prej kohësh, por mundohuni t’i përshtatni ato me situatat e reja të krijuara. Fusha e dashurisë sot mund të elektrizohet nga prania e dyshes Afërditë-Hënë. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri, kështu që ende do mbeten vetëm. Edhe me financat parashikohen probleme.

Peshqit

Tranziti i Afërditës dhe Marsit është shumë pozitiv, sepse vetëm duke “fshikur” shenjën tuaj ata mund të sjellin energjitë e mjaftueshme për të përballuar një ditë plot impenjime. Beqarët do kenë plot takime dhe pritet që jeta t’ju ndryshojë për mirë. Me financat do kenë disa vështirësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button