Incidenti në Çair, MPB nuk ka bërë gati paditë

Pas incidentit të 9 qershorit në Komunën e Çairit në mes Izet Mexhitit dhe Valon Belës, Ministria e Punëve të Brendshme akoma nuk ka ngritur kallëzime penale edhe përkundër asaj se 4 ditë më parë nga ky institucion premtuan se do të ngrenë padi penale për tetë persona, të dyshuar si pjesëmarrës në incidentin e ndodhur në Komunën e Çairit, raporton Alsta-M.

“Siç ju informuam edhe kohë më parë, me dokumentimin e plotë të ngjarjes do të ngritët kallëzimi i duhur penal”, thanë nga MPB.

Edhe nga Prokuroria Themelore kon‐rmojnë për Alsat-M se akoma nuk kanë pranuar asnjë kallëzim penal të ndërlidhur me incidentin në Komunën e Çairit, me ç’rast u kërcënua kreu i kësaj komune Izet Mexhiti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button