A do të shkojnë qytetarët e Maqedonisë në plazh për pushim?

Fjala “Pushim” asocon në qiellin e kaltër, plazhet me diell dhe detin freskues, të kristaltë. Disa qytetarë tashmë kanë planifikuar që disa ditë t’i kalojnë në plazhet shqiptare e ato turke, disa do të shkojnë në plazhet e liqeneve të vendit, por për të tjerët pushimi në plazh këtë vit është i pamundur. Gjendja e rëndë ekonomike po i pengon shumë familje të shfrytëzojnë dobitë nga rrezet e diellit dhe uji, bënë të ditur për Portalb vetë qytetarët e anketuar.

Do të shkojnë në: Turqi, Shqipëri, Greqi, Ohër e Strugë

“Po, për pushime në Turqi do të shkoj me familjen.-tha Veranda Halili nga Kumanova.

“Po, do të shkojmë në deti për muaj të mjaltit me bashkëshortin pas martese.”-tha V.M. 23 vjeçare, “Planifikojmë të shkojmë në Greqi ose Turqi.”

“Këtë verë po, kam në plan të shkoj në pushim, por akoma nuk jam i vendosur se ku, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në vendin tonë.”-tha Z. Jashari nga Kumanova, “Nëse shkoj, do të shkoj me shoqerinë.”

“Edhe pse pushimet e verave të kaluara i kam kaluar në det, kryesisht në bregdetin shqiptarë, këtë vit nuk kam plane. Tani për tani planifikoj të kaloj disa ditë në Strugë dhe Ohër me familjen dhe shoqërinë. Mendoj që aty mund të kaloj me më pak shpenzime dhe janë qytete që dita ditës zhvillohen dhe bëhen më atraktiv edhe për turistët e huaj.”tha Fatlume Dervishi nga Kërçova.

“Tani për tani nuk e dijmë sigurt. Ta shohim si do ta kemi gjendjen më vonë. Nëse arrijmë të fitojmë gjatë kësaj vere mjaftueshëm, do të shkojmë në vendin e zakonshëm ku shkojmë çdo vit: në plazhin shqiptar.”-tha M.A, 41 vjeçare “Normal, me familje.”

Nuk do të shkojnë, për shkaqe ekonomike

LEXO: Friedrich Ebert Foundation: Maqedonia goditet nga varfëria
LEXO: ANALIZË: Madje 60,5% të amvisërive nuk mund t’i plotësojnë nevojat mujore!

“Jo, me çfarë të shkojmë, s’kemi mundësi. Pa kushte nuk shkohet. Me 3000 denarë ndihmë sociale nuk mund të shkojmë, biles edhe atë tani na e kanë ndalur. A shkon njeriu në deti kështu?!”-tha një 42 vjeçare nga Kumanova.

“Çfarë deti?! Jo.”-u shpreh R.M, 45 vjeçare, “Nuk kemi kushte. Po të ishte falas, të parët do të shkonim. Me një ndihmë sociale nuk shkohet në deti.”

 “Nuk mund të dalim për një darkë me familje diku, e lëre më të shkojmë për pushim në deti për arsye se kemi dy fëmijë në studime, çka d.m.th. se harxhimet janë të mëdha, që nuk mund të mbulohen me punën që e bëjmë dhe të ardhurat që i kemi. Faturat nuk mund rregullisht t’i paguajmë, kjo d.m.th. se për të shkuar në pushim në deti për momentin është vetëm një ëndërr.”-tha L.A, 43 vjeçare.

Nuk do të shkojnë, për shkaqe të ndryshme

 “Sivjet planet për pushime i kam pak të ngatërruara. Kështu që sivjet s’ka det. Do të shkoj për shkurt në Zvicër e Gjermani.”tha R.B. nga Shkupi.

“Në pushim këtë verë nuk do të shkoj, për arsye se vajzën e kemi të vogël.”-tha R.T., 29 vjeçar.

Ndryshe, Talassotherapia e famshme – trajtimi me ujin e detit e ka origjinën nga Greqia. Përdoret për trajtimin e sëmundjeve të tilla si: ekzema, artrit, astma, psoiaza dhe dhimbjet në shpinë. Deti ndikon pozitivisht ndaj astmës dhe alergjisë, në shëndetin e syve, shëron probleme të lëkurës.Uji i detit ofron detoksifikim. Rrezitja furnizon trupin me vitaminë D. Relaksimi dhe qëndrimi në det ju heq stresin, është ideal për aktivitete sportive, stimulon kreativitet dhe emocione./Portalb.mk

LEXO: Ja pse duhet të shkoni në plazh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button