Sulmet terroriste, Imami i Qabes: Kush i drejtohet dhunës, s’është mysliman

Nga Shkodra ku mori pjesë në një takim me besimtarë myslimanë, imami i Qabes, Salih Al Talib dënoi sulmet terrosite që bëhen në emër të islamit në botë. Teksa vlerësoi bashkëjetesën mes komuniteteve fetare në Shqipëri, Imami i Qabes tha se kush i drejtohet terrorit nuk është besimtar mysliman.

Lidhjet që persona të caktuar i bëjnë sulmeve terroriste me islamin, nuk janë pritur aspak mirë nga përfaqësues të këtij komuniteti, të cilët i kanë dënuar në vazhdimësi këto akte dhune. “Kush i drejtohet dhunës dhe terrorizmit nuk është mysliman”. Kjo është deklarata që bëri nga Shkodra, Imami i Qabes shejkh Salih Al Talib ku ishte i pranishem në një tribune fetare, njofton OraNews.

Shejkh Salih AL TALIB, Imami i Qabes: Thotë Zoti në librin e tij të shenjtë në Kuran “Nuk ka dhunë në fe”, prandaj të gjithë ato përsona që i drejtohen dhunës, vrasjeve dhe terrorit nuk kanë të bëjnë me ligjet e Kuranit dhe keshillat e profetit Muhamed dhe mbi te gjitha nuk janë prej muslimanëve dhe nuk kane lidhje me fenë e pastër të Islamit. Sepse Islami është i paster prej të gjithë veprave të terrorit, nga vrasja e njerzve, nga demtimi i pronave publike dhe private, nga sulmet ndaj të pafajshmëve, nga padrejtësitë ndaj njerezve. Kam konstatuar me kenaqesi gjendjen e muslimaneve ne Shqiperi dhe ne vendet e rajonit, ku popullsia muslimane eshte shumice, por bashkejetojne ne tolerance me njeri tjetrin.

Pas përfundimit të ligjëratës, imami i Qabes dhe Myftiu i Shkodrës këmbyen dhurata simbolike me njeri – tjetrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button