Shenjat që tregojnë se po bëheni më të suksesshëm në jetë

Suksesi – Ne arrijmë t’i dallojmë dështimet. Por ndonjëherë sukseset tona kalojnë pa u vënë re, ngaqë janë hapa të vegjël drejt një objektivi më të madh. Ja si ta kuptoni se gradualisht po përparoni në jetë 

Marrëdhëniet tuaja janë më pak dramatike se dikur

Teksa mosha jonë rritet, ne fillojmë të zhvillojmë pjekurinë. Ndaj nëse marrëdhëniet tuaja të dikurshme janë karakterizuar nga drama, por sot e kanë kaluar këtë fazë, kjo do të thotë se ju po përparoni drejt suksesit.

Nuk keni frikë të kërkoni ndihmë

Kërkesa për ndihmë nuk do të thotë dobësi. Në fakt, është forcë. Askush nuk e ka arritur suksesin në izolim total. Duhet punë në skuadër për të arritur synimet. Kërkesa për ndihmë është shenjë se ju jeni zhvilluar si person.

I keni ngritur standardet

Nëse nuk e toleroni më sjelljen e keqe, nga njerëzit e tjerë apo nga vetja, kjo nënkupton se i keni ngritur standardet. Ngritja e standardeve në jetë tregon se jeni në kërkim të llogaridhënies së të tjerëve për sjelljen e tyre. Nuk shpenzoni më kohë me “vampirë energjish” dhe pasojat e kësaj do t’ju çojnë domosdoshmërisht drejt suksesit.

I anashkaloni gjërat e këqija

Jo, kjo nuk është narcistike, pavarësisht se mund të duket e tillë. Dashuria për veten është sukses. Duajeni veten mjaftueshëm për të thënë “jo” ndaj gjithçkaje që nuk ju bën të lumtur, që nuk i shërben qëllimit tuaj apo që ju bën të ndiheni keq.

E vlerësoni atë që shihni në pasqyrë

Idealisht, ju duhet ta vlerësoni atë që shihni në pasqyrë në çdo moment. Por edhe nëse kjo nuk ndodh, por e bëni si veprim më shpesh nga më parë, kjo është në vetvete një sukses. Duajeni veten. Ju jeni fantastikë!

Jeni njohur me dështimin

Jo të gjithë mund të arrijnë sukses në 100 për qind të rasteve. Kjo nuk është e mundur. Jeta lidhet me fitore dhe humbje. Ndaj shihni pas dhe kuptoni se kapërcimi i disa pengesave gjatë rrugës është diçka e mirë. Në realitet, gjërat nuk dalin gjithnjë sipas parashikimit dhe kjo është pjesë e jetës.

Keni një grup njerëzish që do të bënin gjithçka për ju

Nëse e keni kuptuar se cilët njerëz janë afër jush në momentet më të vështira  dhe i keni dalluar ata që bëjnë sikur janë të gatshëm për ju, atëherë ky është një sukses në vetvete. Pavarësisht se është diçka e dhimbshme për t’u kuptuar, sapo ta mësoni si ta dalloni tradhtinë mund të largoheni prej këtyre njerëzve.

Nuk ankoheni shumë

Ju e dini se në realitet nuk ka asgjë për të cilën mund të ankoheni. Vetëm nëse po kaloni një eksperiencë të tmerrshme jete dhe keni pësuar humbje të paimagjinueshme, atëherë mund të thoni se jeta është e padrejtë me ju. Megjithatë, gjërat që ne përgjithësisht përjetojmë gjatë një dite nuk janë të pazakonta dhe duhen kapërcyer pa bërë zë.

Gëzoheni për sukseset e të tjerëve

Vetëm se dikush ka arritur suksesin, kjo nuk do të thotë se ju çon juve drejt një dështimi. Duartrokitni njerëzit që ngrihen në majë. Sa më shumë energji pozitive që t’ju përçojnë fitoret e të tjerëve, aq më tepër do të përjetoni kur të arrini tuajat.

Keni pasion për atë që bëni

Ju nuk keni mbetur në vend. Ju e dini se keni diçka të mrekullueshme për t’i dhënë botës. Keni talente dhe dhunti të veçanta, kur ta kuptoni këtë, ndiqeni dhe suksesi do t’ju trokasë së shpejti.

Disa nga objektivat tuaj janë arritur

Pavarësisht se dështimet janë pjesë e jetës, është bukur të dish se disa prej objektivave që i keni vënë vetes nuk kanë qenë ëndrra nën diell, por janë realizuar. Jo vetëm një fitore e çastit, por edhe një nxitje për më shumë në vazhdim.

Keni dhembshuri për të tjerët

Një person pa dhembshuri është i vdekur nga brenda. Dhembshuria nënkupton përhapje të dashurisë dhe energjisë pozitive në botë. Njerëzit e suksesshëm e dinë këtë. Ata i duan të tjerët sikur të ishin një familje.

Refuzoni të jeni viktimë

Ju e dini se jeta nuk ju ndodh juve. Shumë herë ne jemi bashkautorë të eksperiencave tona në jetë. Do ta kuptoni se po shkoni drejt suksesit kur ta dini këtë dhe të refuzoni t’ju fundosin eksperiencat e jetës. Ngrihuni dhe luftoni për sukseset tuaja.

Nuk interesoheni për mendimin e të tjerëve

Nëse përpiqeni t’i kënaqni të gjithë, kjo është pamundur. Ju e dini se standardet me të cilat shoqëria i gjykon njerëzit janë shpeshherë jo realiste. Ndaj ruani vërtetësinë me veten dhe duajeni njeriun që jeni.

Shikoni anën e ndritur

Jeta është plot zhgënjime. Nëse zgjidhni t’i shihni ato në këtë mënyrë. Përndryshe ju mund ta shihni botën si një vend të mbushur me mundësi për të mësuar. Asnjë eksperiencë negative nuk shkon dëm nëse ju mësoni të merrni më të mirën prej saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button