Pas sulmit terrorist në aeroportin “Ataturk”, në spital ende 38 persona

Pas sulmit terrorist në aeroportin “Ataturk” në Stamboll më 28 qershor, në mjekim gjenden ende 38 persona, ndërsa 198 të tjerë janë larguar nga spitali, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç theksojnë autoritetet lokale, në kujdes intensiv gjenden 13 persona, ndërsa në urgjencë 25.

Gjatë sulmit të kryer më 28 qershor kanë humbur jetën 45 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u plagosën. Sulmin e kryen tre sulmues, mes të cilëve gjendet Rakim Bulgarov dhe Vadim Osmanov.

Dyshohet se për sulmin përgjegjëse është organizata terroriste DAESH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button