Nuk do t’u besohet se çka kalon nëpër korridorin e propagandës

[Recension: Lexheri: Nga marshruta e re do të ketë më tepër refugjatë se sa nga Turqia]

Nuk mund të vlerësohet ndryshe përveç se si manipulim kur në gazetari ndonjë pohim nuk mund të mbështetet me dëshmi ose me argumente, ose kur, që është edhe më joprofesionale, tentohet plasohet diçka që nuk është e vërtetë.

Në rastin konkret me tekstin që e recensojmë, assesi nuk mund të pranohet shenjë e barazisë ndërmjet deklratave të drejtorit të Fronteksit, Lexheri, dhe kryetarit Ivanov, për shkak se Lexheri fletë për një koridor tjetër (atë nëpërmjet Italisë), ndërsa Ivanovi folte për rrezikun nga refugjatët përsëri nëpërmjet Ballkanit.

Ky është ai manipulim që e dallojmë dhe që e shfrytëzon esencën e luajtjes me frikat e qytetarëve.

Manipulimi kryesisht bëhet në mbititull dhe në titull, e pastaj edhe në paragrafin e parë të tekstit, mirëpo kjo mjafton që përmbajtja mediatike të ngjyroset me një tezë të përgatitur paraprakisht e cila duhet të shkaktojë shqetësim.

Mirëpo, shumë shpejt zbulohet se kjo është tezë e kurdisur.

07042016-Dnevnik-BegalciLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Lexheri: Nga marshruta e re do të ketë më tepër refugjatë se sa nga Turqia

Data dhe koha e publikimit: 03.07.2016, 14:23

Data e recensionit: 04.07.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

MANIPULIMI NË SHESH

Dallimi i këtij manipulimi del në shesh kur krahasohen këto dy paragrafe të tekstit. Ja i pari:

“Ai paralajmëron se vala e re e refugjatëve me të cilën do të ballafaqohet Evropa që këtë verë do të jetë më e madhe edhe me shtetas të vendeve afrikane. Vlerësimi i këtillë i Lexherit plotësisht përputhet me informatat e kryetari Gjorge Ivanov në intervistën e javës së kaluar, të dhënë për “Dnevnikun”. Ivanovi atëherë paralajmëroi se institucionet dhe menaxhmenti i krizës duhet të mobilizohen që të jenë të përgatitur pa presin valën e re, më të madhe të refugjatëve, që na pret”.

Në këtë paragraf përdoret konstatimi “vlerësimi i këtillë i Lexherit plotësisht përputhet me informatat e kryetari Gjorge Ivanov në intervistën e javës së kaluar, të dhënë për “Dnevnikun”, që fare nuk është e saktë kur do ta lexoni paragrafin e dytë. Ja:

“- Jo, kriza nuk është tejkaluar. Njerëzit akoma ikin, madje kemi më shumë refugjatë se sa më parë – paralajmëron drejtori i Fronteksit, duke komentuar se situata në Ballkan tani për tani është e qetë, mirëpo se hapet qendër e re nëpërmjet të cilës emigrantët arrijnë në Evropë, e ajo është rruta nëpërmjet Afrikës Veriore – Italisë edhe atë 13 deri në 14 herë më shumë se sa që tani vijnë nëpërmjet Turqisë dhe Greqisë, e me këtë edhe në vendin tonë.”

Domethënë: Ivanovi folte për rrezikun e sërishëm nga refugjatët nëpërmjet koridorit ballkanik, ndërsa Lexheri flet për koridorin nëpërmjet Italisë.

Për çfarë përputhje mund të bëhet fjalë këtu?!

Ky veprim bën me dije se qëllimi ka qenë të krijohet shetësim, edhe pse nuk ka bazë për këtë. Së paku jo drejtpërdrejt për Maqedoninë, edhe pse tregimi për refugjatët si katastrofë humanitare gjithmonë është shqetësues.

Mirëpo, në vend të qasjes gjithëpërfshirëse, delikate ndaj kësaj teme, para nesh kemi një tekst të njëanshëm, të motivuar politikisht i cili për shkak të këtyre dobësive fare nuk i respekton standardet profesionale gazetareske.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button