Insektet e gjarpërinjtë vërshojnë Tetovën

Komuna e Tetovës nuk ka bërë ende dezinfektim dhe deratizimin e sipërfaqes, edhe pse kjo procedurë duhej të kryhej prej kohësh tashmë. Të gjitha komunat e tjera kanë përfunduar spërkatjet e nevojshme me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjeve të ndryshme. Komuna e Tetovës madje nuk ka hapur ende as ofertat e aplikuesve në tender. Përgjegjësi për dezinsektimin e sipërfaqes së qytetit pranon se vonesë ka, por shpreson se së shpejti edhe ky problem do të tejkalohet.

“Ndoshta është pak vonë mirëpo unë sa që e di para nisjes së temperaturave të mëdha atëherë bëhet deratizimi dhe dezinfektimi, unë mendoj se ende ka kohë po ndoshta nja dy javë përpara është dashur të bëhet”, tha Hisen Demiri, përgjegjës i sektorit për rrugë dhe tokë ndërtimore, transmeton Alsat M.

Nga ana tjetër, për pasojë të mos hedhjes së pluhurit kundër insekteve dhe zvarranikëve, në disa vende në brendi të qytetit janë shfaqur insekte të ndryshme, ndërsa nuk kanë munduar edhe gjarpërinjtë që shumë herë kanë përfunduar nëpër shtëpitë apo makinat e banorëve të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button