“Përkujtime”­ vepër faktografike kapitale për ekonominë e Maqedonisë

Vepër kapitale, kronologji, e cila në mënyrë eksplicite dhe faktografike e tregon ekonominë e Maqedonisë nga viti 1924 deri më sot. Kështu kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski, para rreth 150 të pranishmëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe mediave, e prezantoi monografinë “Përkujtime” për Birrarinë e Prilepit, autor i të cilit është Kiril Samarxhioski.

Në më shumë se 1.000 faqe, autori, theksoi Azeski, duke u udhëhequr nga parimet e objektivitetit dhe realitetit, jep kontroll të qartë jo vetëm të ekonomisë, por edhe të jurisprudencës, si dhe të sektorit bankar, i përshkruan të gjitha sfidat e tij në periudhën e turbulencave dhe reformave nëpër tre shtete, Mbretëria Jugosllave, RSFJ dhe Maqedonia.

“Të prezantosh vepër kapitale të një njeriu i cili tërë jetë e tij ia ka përkushtuar ekonomisë së Maqedonisë, është jashtëzakonisht punë e rëndë. Ai, në stil të pazakontë të shkrimit, përqëndrohet në mbi 500 firma dhe persona nga jeta shoqërore. Megjithatë është i dukshëm guximi i tij në mënyrë publike dhe transparente t’i nxjerë qëndrimet e tij”, nënvizoi Azeski. Sipas tij, libri është ndarë në dy pjesë, njëra fotografike, me shumë dokumente origjinale (për ekonominë e tokave të Birrarisë, e cila daton nga viti 1850, regjistrimi i saj në Mbretërinë e SKS-­së, marrëveshja e nënshkruar me kompaninë internacionale Pepsi,…) ndërsa tjetra është përmbajtje nga e cila mund të hetohet”, tha Azeski, profili psikologjik i autorit.

Azeski e përfundoi fjalimin me disa nga amanetet apostrofike në libër, të cilat Samarzhioski i ka lënë për fëmijët e tij, sot udhëheqës të kompanisë. Kiril Samarxhioski vite të tëra ishte njeriu i parë i Birrarisë së Prilepit, ndërsa tani është kryetar i Bordit drejtues. Ashtu siç theksoi në promovim, monografinë e ka shkruar me shumë dashuri dhe durim. “Monografia do t’i afirmojë biznesin dhe ekonominë, në kontekst të politikave dhe të ideologjive nëpër kohë, por nëse lexuesi shikon më thellë, do të depërtojë në filozofinë e një jete në të cilën nëpër procesin e vetë­ekzaminimit dhe në përgjegjësi, është afirmuar mendimi i jetës së njeriut dhe veprimi përmes relacioneve personale në bashkësi, duke e përfaqësuar kuptimin e përjetshëm të ekzistencës personale dhe të përbashkët të njeriut”, tha Samarxhioski për veprën e tij. “Përkujtime” nuk do të ketë karakter shitës, por do t’u ndahet miqve dhe bashkëpunëtorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button