Shilegov: Ndryshim të orarit të punës dhe paga më të larta të administratës gjyqësore

Vetëm gjyqësia e pavarur, e paanshme dhe efikase mund të krijojë ambient të respektimit të të drejtve dhe barazisë së njeriut të të gjithë qytetarëve para kushtetutës, ligjeve dhe institucioneve, deklaroi sot zëdhënësi i LSDM­-së, Petre Shilegov dhe theksoi se gjyqësia në Maqedoni duhet dhe do të jetë në Maqedoni pushteti i tretë i pavarur.

LSDM obligohet, theksoi Shilegov, nga ndryshimet t’i rrisë pagat e adminsitratës gjyqësore, ndërsa do të vendos, tha edhe orar fleksibil të punës që do të fillojë prej orës 7:30. “Marrëdhënia e dhunshme ndaj administratës gjyqësore është vetëm në mbrojtje të gjyqësisë së partizuar dhe interesave të kreut të VMRO­-DPMNE-­së.

Në vend se t’u dalë në ndihmë kërkesave të arsyeshme të administratës gjyqësore pushteti tenton t’i dënojë të punësuarit me uljen e pagave madje për 60 për qind”, deklaroi zëdhënësi i LSDM­-së para selisë së partisë. Shtoi se nuk mundet ndaj të punësuarve në Gjykatë të zbatohet Ligji vetëm kur janë në pyetje obligimet e tyre, ndërsa të mos zbatohet kur janë në pyetje të drejtat e tyre. Ligji, theksoi, duhet të zbatohet në tërësi dhe jo në mënyrë të përzgjedhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button