Kuvendi e miratoi Llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2015
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 108të miratoi Llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015. Deputetët e filluan edhe debatin rreth propozim ndryshimeve të Ligjit për prodhimtari organike bujqësore, i cili duhet të vazhdojë pas pushimit të rregullt.
Para debatit për Llogari përfundimtare Kuvendi mori vendimin për zgjedhjen e Muzafer Bislimit, historian, i punësuar në institutin për histori kombëtare, për anëtarë të Këshillit të takimeve shkencorekulturore “Dhjetë ditë Republika e Krushevës” në vendin e Harun Ibraimit, zëvendësdrejtor i RTM-së. Me vendim të shumicës parlamentare është shkarkuar Vesna Stoimenova nga funksioni zëvendëssekretari gjeneral i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Zoran Vasilevski nga funskioni anëtar i Këshillit republikan për siguri të komunikacionit rrugor.