Lokvenec: Llogaria përfundimtare për vitin 2015 është dëshmi për politikat e këqija ekonomike

Deputeti Hari Lokvenec sot në konferencë për shtyp në Kuvend informoi se LSDM-­ja nuk e mbështet llogarinë përfundimtare për vitin 2015 dhe theksoi se llogaria përfundimtare e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë është vetëm edhe një dëshmi për planifikim të papërshtatshëm dhe realizim i politikave fiskale dhe të këqija ekonomike të pushtetit në vitin 2015.

Sipas tij në vitin 2008 deri më sot qeveria ka krijuar borxh të ri prej një miliardë eurosh dhe 870.000 euro, duke e sjellë borxhin publik në vitin 2015, siç nënvizoi, në nivel më të lartë historik në 25 vitet e fundit prej 46,5 për qind nga BPV­-ja.

Ai theksoi se ka transferime edhe te investimet kyçe për qytetarët dhe zhvillimin. Theksoi se te investimet në Infrastrukturën hekurudhore prej 9 milionë euro, te furnizimi me ujë dhe kullimi i ujërave të zeza për 5,7 milionë euro te ndërtimi i qendrës së re klinike në Shtip prej 2,7 milionë euro dhe te investimet në ndërtimin e shkollave fillore për 880.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button