Maqedoni, vendoset kufizim për lëvizje në pyje

Si masë parandaluese për mbrojtje nga zjarret, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave prej sot vendosi lëvizje të kufizuar të të gjithë personave në pyje dhe brezat pyjore, përveç për personat me leje nga Ndërmarrja publike për ekonomizim me pyje shtetërore “Pyjet e Maqedonisë” dhe subjektet të cilat menaxhojnë me rajonet mbrojtëse. Është vendosur edhe ndalesë për djegie të kashtës, barit dhe mbetje të tjera bimore në vendet për gjueti. Kufizimi për lëvizje në pyjet është për periudhën nga ora 7:00 deri në orën 17:00 dhe do të zgjasë deri më 15 gusht.

Siç informojnë nga MBPEU, nga ora 17:00 pasdite deri në orën 7:00 të mëngjesit është e lejuar lëvizja e të gjithë personave në pyje dhe në brezat pyjore për shkak të pushimit dhe rekreacionit në përgjegjësi personale për siguri të vet dhe obligim për mosshkaktim të dëmeve në pyje (ndezje të zjarrit në pyll etj).

Ky kufizim nuk vlen për turë të organizuar të turistëve për shëtitje turistike në pyje me qëllim ekonomik dhe parqet nacionale, i cili do të jetë në shoqëri të përfaqësuesit të NP “Pyjet e Maqedonisë” ose parqeve nacionale. Për mosrespektimin e dispozitave nga ndalesa, tregon ministria dikasterale, personat fizikë të takuar në pyll pa leje nga “Pyjet e Maqedonisë” dhe subjektet të cilat menaxhojnë me rajonet mbrojtëse për periudhën nga ora 7:00 deri në orën 17:00 do t’u shqiptohet gjobë prej 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë të denarit, në pajtim me nenin 106 nga Ligji për pyje.

Me pyjet për qëllim ekonomik në Republikën e Maqedonisë ekonomizon NP “Pyjet e Maqedonisë” me 30 filiale, ndërsa me pyjet për qëllim të veçantë menaxhojnë NP parqet nacionale “Mavrovë”, “Pelister” dhe “Galiçicë”, NP “Jasen”­Shkup si dhe NP “Parqe dhe gjelbërime”­Shkup. Ndalesa për djegie të kashtës, barit dhe mbetje të tjera bimore në vendet për gjueti është në pajtim me nenin 23 nga Ligji për gjueti dhe mbeturina të tjera bujqësore të tokës bujqësore, ndërsa si masë parandaluese për mbrojtje nga zjarret pyjore. Për mosrespektimin e dispozitave nga kjo ndalesë parashihet gjobë në vlerë prej 1.500 deri në 3.000 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje të personit fizik në pajtim me nenin 79 nga Ligji për gjueti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button