Kjo do ishte mbrojtja më e mirë kundër hajdutëve

Hajdutët nuk ekzistojnë vetëm në filma dhe libra, ata janë të gjithë rreth nesh, dhe për ta mbrojtur më mirë shtëpinë tuaj, lexoni disa këshilla për sigurinë në shtëpi.

Ndryshoni cilindrin e çelësit, sepse ajo nuk është e mjaftueshme, vjedhësi apo hajduti mund ta hap shumë lehtë atë. Cilindri duhet të jetë e rregulluar mirë, që edhe nëse hajduti thyen ndonjë dritare, nuk mund nga brenda ta hap me dorëzën e derës nëse dera është e mbyllur nga jashtë, kështuqë do qëndroni të qetë kur dilni larg nga shtëpia.

Nëse nuk keni dyer me xham, sigurohuni që të vendosni vrimë të vogël për shikimin e njerëzve (përgjuese dyersh). Gjithmonë duhet të ketë përgjuese në derë për të parë mëherët se kush është nga prapa derës. Gjithashtu, është mirë të vendoset zinxhirë për parandalimin e dhunës nga vizitorët që të hyjnë në shtëpinë tuaj. Të gjitha dyert e shtëpisë duhet të mbrohen mirë, dhe vendosni dritë tek dera hyrjes shtëpisë për të parë personat para se të hyjnë brenda.

Është vërtetuar se hajdutët nuk mund të durojnë lehjen e qenve, andaj tregoni ndonjë shenjë se posedoni qen të mprehtë para hyrjes. Nëse nuk keni një qen të tillë sepse nuk adhuroni kafshët shtëpiake, atëherë bëni ndonjë video incizim me lehjen e qenve dhe lëshojeni herë pas here kur të dilni nga shtëpia.

 Dita më e preferuar për vjedhje të hajdutëve, është dita kur shumica e njerëzve janë jashtë shtëpisë. Hajdutët, zakonisht vijnë para derës dhe trokasin, nëse nuk ka përgjigje, kërkojnë për çelësin e fshehtë apo ndonjë dritare të hapur të cilën shpesh njerëzit e harrojnë për shkak se nuk e mendojnë mundësinë e vjedhjes, gjë që është shumë gabim.

Hajdutëve nuk i u intereson se sa përfitoni ju, ata janë të dhënë pas objekteve dhe gjësendeve të vogla që lehtë mund ti shesin pastaj, të tilla si DVD, bizhuteri, telefona celularë, laptopë, CD etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button