Serbi, në xhaminë Bajrakli të Beogradit u fal namazi i Bajramit (FOTO)

Në xhaminë e mbushur Bajrakli të Beogradit u fal namazi i Bajramit, të cilën e udhëhoqi reis-ul-ulemaja i Bashkësisë Islame të Serbisë, Sead Nasufoviç. Pas faljes së namazit, në haremin e xhamisë u organizua sofra e Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në hutben e Bajramit, reis-ul-ulemaja Nasufoviç tha se Bajrami është caktuar si festë në vitin e dytë të Hixhretit dhe do të falet deri në Ditën e Gjykimit, dhe se dita e sotme në qiej quhet dita e shpërblimit, në të cilën Allahu shpërblen robërit e tij që kanë agjëruar Ramazanin.

Serbi, në xhaminë Bajrakli të Beogradit u fal namazi i Bajramit (FOTO) (4) Serbi, në xhaminë Bajrakli të Beogradit u fal namazi i Bajramit (FOTO) (3) Serbi, në xhaminë Bajrakli të Beogradit u fal namazi i Bajramit (FOTO) (2) Serbi, në xhaminë Bajrakli të Beogradit u fal namazi i Bajramit (FOTO) (1)

“Gjatë Ramazanit keni pasur mundësinë unike që të shihni veten tuaj pak më ndryshe, ashtu si në të vërtet duhet të jeni, në krahasim me atë që jemi jasht Ramazanit”, ka thënë Nasufoviç.

Duke theksuar se në qoftë se mbarë njerëzimi mundohet të numëroj të gjitha të mirat e All-llahut, nuk do t’ia arrinte, Nasufoviç tha se kurrë nuk duhet harruar të uriturit dhe shtoi: “Allah, na falë. Ne gabojmë shumë. Më shumë ushqim hedhin se sa hamë, ndërsa kemi njerëz të uritur”.

Nasufoviç tha se me begatitë e Ramazanit, besimtarët kanë përtrirë dhe përforcuar besimin dhe moralin, duke pritur ditën e Bajramit të lumtur dhe të pikëlluar.

“Jemi të lumtur dhe pafundësisht mirënjohës për Zotin e Plotfuqishëm, sepse edhe një tjetër Ramazan e agjëruam dhe e kaluam në adhurim. Jemi të lumtur, sepse besojmë”, tha Nasufoviç dhe shtoi: “Jemi të pikëlluar, sepse jemi dëshmitarë të pafuqishëm të kohës në të cilën çdo ditë vritet një njeri, kurse njeriu është krijesa më e bukur e Allahut. Jemi të pikëlluar, sepse po derdhet gjaku i pafajshëm njerëzor në të gjitha meridianet e globit, kurse edhe më të pikëlluar jemi kur shohim vdekjen e fëmijëve”.

Duke pyetur se çfarë lloj i njeriut është ai që ngre dorë dhe që derdh gjaqe, Nasufoviç më tej shtoi: “Çfarë janë këta njerëz që mbajnë në frikë të gjithë udhëtarët e kësaj bote, të cilët me veprimet e tyre shkaktojnë barrë të rëndë të fajit tragjik mbi supet e të gjithë muslimanëve, dhe kështu edhe mbi supet tona?”.

“Dje, një përbindësh i tillë trokiti në derën e Medinës, qytetin e Profetit Muhamed s.a.v.s. Profetit, para kësaj në Bagdad, Stamboll, Paris dhe shumë qytete të tjera. Zoti ynë një dhe i vetëm, na jep forcë dhe dituri që të kuptojmë se njëmendësia nuk paraqet unitetin. Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që na kaluan me besim dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë fare urrejtjeje ndaj besimtarëve”, shtoi Nasufoviç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button