Shqipëri, futen për votim në Kuvend 7 ligjet, nuk dihet data
![Kuvendi i Republikës së Shqipërisë](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/E08C206B8F73E432B67C7FCA4EAB7164.jpg?fit=400%2C300&ssl=1)
Kuvendi ka përfshirë në pun imet tre javore 7 projektligjet e përfshirë në të ashtuquaj- turën Reforma në Drejtësi.
Pavarë- sisht kësaj në programin e punës së bërë publike ne faqen e parlamentit, nuk është përcaktuar se cila do të jetë dita e votimit në parlament, duke e lënë të hapur mundësinë e gjetjes së kompromisit në minutën e fundit.
Ndryshe nga sa është deklaruar më parë, seanca e fundit në Kuvend do të jetë data 29 korrik dhe jo data 21.
Së bashku me 7 projektligjet në rendin e punës është përfshirë dhe projekti i ndryshimeve në Kushtetutë.
Tashmë gjithçka do t’u lihet bisedimeve ndërsa si PS-ja dhe PD-ja janë vendosur në llogore të ndara përsa i përket zgjedhjes së anëtarëve në 4 këshillat e emërimit në sistemin e drejtësisë, transmeton Telegrafi.