Dimitriev: Anëtarësimi në BE mbetet në kreun e agjendës sonë

Eurointegrimi mbetet në kreun e agjendës sonë. Pres nga samiti në Paris të dalin marrëveshje konkrete të cilat do të jenë në dobi të mbështetjes së procesit eurointegrues për rajonin që është në interes edhe të Unionit, deklaroi kryeminsitri Emill Dimitriev, i cili e kryeson delegacionin qeveritar në samitin e tretë për Ballkanin perëndimor, nikoqir i të cilit është presidenti francez, Fransoa Oland, lajmëroi raportuesi i MIA­s.

“Kjo paraqet një vazhdim të Procesit të Berlinit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, që në thelb e menaxhojnë vendet më[ të fuqishme në BE e konfirmon seriozitetin e ngjarjes. Qëllimi i BE­së dfhe ajo që është interes i yni në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ajo është anëtarësimi ynë në BE mbeten në kreun e agjendave tona. Të gjitha temat që do t’i bisedojmë janë të interesit të ndërsjelltë dhe unë jam optimist se pas këtij Samiti do të kontraktojmë gjëra konkrete me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për BE­në në tërësi, sepse ndaj këtij procesi të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të shikohet përmes dy drejtimeve. Së pari, se është në interes të vetë BE­së, por edhe në interes të vendeve nga Ballkani Perëndimor”, tha Dimitriev para fillimit të samitit.

Ai paralajmëroi se në Samit në të cilin do të bëhet fjalë për krizën e refugjatëve do ta afirmojnë kontributin e Maqedonisë në menaxhimin e saj, që thotë na bën partnerë kredibil të Unionit. “Në pjesën e migrimit ne do ta afirmojmë tërë atë që është bërë deri tani në planin e ballafaqimit me krizën e refugjatëve, sepse në këtë pjesë Republika e Maqedonisë absolutisht është sjellur si partner kredibil i BEsë. Kemi bërë shumë që t’i ndalim pasojat nga kjo krizë migruese dhe tërë krizën e kemi menaxhuar në mënyrë adekuate, pjesë e mirë, më e madhe në shpenzimin tonë, pa ndonjë ndihmë më të madhe financiare, nga partnerët evropian. Mbetet të diskutojmë për këto ngjarje aktuale në pjesën e kontrabandimit të migrantëve, kalimeve ilegale që janë aktuale në pjesën e qëllimit të BE­së që të formojë roje të saj bregdetare dhe menaxhim kufitar të integruar që për ne si vend nga Ballkani

Perëndimor është absolutisht e pranueshme dhe do ta përshëndesim, sepse konsiderojmë se në një mënyrë sistematike do të ketë qasje drejt menaxhimit të kësaj çështje”, tha Dimitriev.

Për temën e tretë – perspektivat evropiane, shefi i Qeverisë së Maqedonisë thekson se gjithashtu është aktuale dhe thotë se është mirë që BE në emër të vendeve më të fuqishme, praktikisht do të proklamojë politikë të dyerve të hapura të BE­së. “Aspiratat tona do t’i rianfirmojmë, por në kontekst të RM­së, është e rëndësishme të thuhet se fillimi i shumëpritur i procesit të negociatave për anëtarësim në BE do të ketë rezultate pozitive në RM. Tani atë që kemi për qëllim ta bëjmë në planin e reformave është në kontekst të negociatave për anëtarësim në BE shumë më lehtë mund ta realizojmë dhe në mënyrë më cilësore. Gjithashtu, diskutimet të cilat janë në trupe të ndryshme për situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, kur do të liheshin në kontekst të anëtarësimit tonë në BE shpresoj se do të përfundonin më shpejtë këto procese dhe në bazë më cilësore.Të gjitha temat janë të rëndësishme edhe për ne edhe për BE­në dhe priten biseda të frytshme në këtë plan”, theksoi kryeministri Dimitriev.

Samiti i Parisit është vazhdim i Procesit të Berlinit i cili filloi në vitin 2014 me nismën e kancelares Angella Merkel me qëllim që të jepet mbështetje për integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Nga Samiti i Parisit pritet të mundësohet porgres konkret lidhur me masat për të rinj dhe do të shqyrtohen nisma për projektet e infrastrukturës me rëndësi rajonale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button