Kroaci, dy mijë besimtarë falin namazin e Bajramit në xhaminë e Zagrebit

Xhamia në Zagreb dhe këtë vit ishte e stërmbush për namazin e Bajramit, me lutjet e mëngjesit me të cilën u shënua fillimi i Fitër Bajramit, në të cilën ishin mbi dy mijë besimtarë nga Zagrebi dhe rrethina e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Edhe këtë vit brendia e xhamisë ishte e vogël për numrin e madh të besimtarëve të cilët kishin ardhur për të falur namazin e Bajramit. Kështu që namazi i Bajramit u fal në të gjitha hapësirat ndihmëse të Qendrës Islamike në Zagreb.

Xhamia në Zagreb  (4)

Në fillim u lexua letra e Reis-ul-ulemasë të Bashkësisë Islame të Bosnjë-Hercegovinës, Husein ef. Kavazoviç.

Namazit i priu muftiu i Xhamisë së Zagrebit, Aziz ef. Hasanoviç.

Radio Televizioni Kroat transmetoi direkt faljen e namazit të Bajramit nga xhamia e Zagrebit.

Besimtarëve edhe këtë vit, si deri më tani, në dalje nga xhamia Bajramin ua uroi kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiç.

Xhamia në Zagreb  (2)

Burrat para hyrjes së xhamisë blenin trëndafila të kuq, të cilat tradicionalisht në shtëpi ua dhurojnë nënave, grave dhe motrave. Kësaj radhe vëmendjen tërhiqte tezga me ëmbëlsira orientale.

Xhamia në Zagreb  (1)

Xhamia në Zagreb  (3)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button