Në Shkup falet namazi i Fitër Bajramit (FOTO)

Agjërimi i muajit të Ramazanit për besimtarët muslimanë në Maqedoni ka përfunduar, për çka ata me të falur namazin e Fitër Bajramit shënuan fundin e sakrificës së tyre në emër të Zotit, për të filluar dhe zyrtarisht kremtimin e një nga festat më të madha ndër muslimanët bashkë me familjet dhe miqtë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në organizimin të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë në prani të kreut të saj, Sulejman Rexhepi dhe një numri të madh të besimtarëve muslimanë, në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup u mbajt manifestimi qendror i Fitër Bajramit, në të cilin u këndua Kuran, ilahi dhe kaside në gjuhë të ndryshme të komuniteteve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.

Fiter Bajrami namazi në Shkup (10)

Namazit të Bajramit i priu myftiu i Tetovës, Qani Nesimi, ndërsa hutben e Bajramit në emër të kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi e lexoi nxënës i Medresesë Isa Beu në Shkup, Ajdan Jahja i cili tha mes tjerash se besimtarët kanë përcjell muajin e Ramazanit me dhembshuri sepse i njëjti për muslimanët e ka kuptimin e kalimit nga errësira në dritë, muaji kur ka filluar shpallja e librit të shenjtë.

Fiter Bajrami namazi në Shkup (9)

“Sot libri i dritës ndriçon si asnjëherë më parë megjithatë miliona vëllezër tanë këtë Ramazan e kanë kaluar si në kohën e humbjes së plotë. Kjo ndodhë në çastin kur humb dashuria për njëri tjetrin, kur humb ndjenja e solidaritetit dhe kur zhduket nevoja për bashkëjetesë” tha mes tjerash Jahja në hutben e Bajramit për të shtuar se me shpirt të dëlirë duhet të vazhdojmë në ditën e Bajramit duke ia shtrirë dorën njëri-tjetrit, duke e përqafuar vëllai vëllain, duke gëzuar sofrën e të varfërve , duke shtuar dashurinë dhe përkujdesjen për jetimët, për prindërit tanë dhe familjet tona.

Fiter Bajrami namazi në Shkup (8) Fiter Bajrami namazi në Shkup (7) Fiter Bajrami namazi në Shkup (6) Fiter Bajrami namazi në Shkup (5) Fiter Bajrami namazi në Shkup (4) Fiter Bajrami namazi në Shkup (3) Fiter Bajrami namazi në Shkup (2) Fiter Bajrami namazi në Shkup (1)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button