“Turqia mund të bashkëpunojë me këdo në luftën kundër ISIS”

Ministri  i jashtëm i Turqisë, Mevlud Çavushogllu ka folur rreth marëdhënieve me Rusinë.

Në një intervistë për mediet turke, Çavushogllu u citua te ketë thënë se  Turqia mund të bashkëpunojë me këdo në luftën kundër Shtetit Islamik, se vendi i tij ka hapur bazën Inçirllik për të gjithë që dëshirojnë të përfshihen në mënyrë aktive në luftë dhe se në këto operacione mund të bashkëpunohet edhe me Rusinë.

Megjithatë, Çavushogllu më vonë qartësoi se ka folur për bashkëpunimin me Rusinë në luftën kundër terrorizmit, por se nuk ka thënë se baza është e hapur për rusët. I pyetur se a ka thënë se aeroplanët rusë mund të shfrytëzojnë bazën Inçirllik, Çavushogllu tha se ai nuk ka bërë një koment të tillë. Nëse kjo ofertë konfirmohet, do të ishte ky një hap i madh i radhës në procesin e pajtimit mes Turqisë dhe Rusisë, të cilin me kërkim faljen e tij e nisi presidenti i Turqisë, Rexhep Tajib Erdoan, e më pas, presidenti rus, Vlladimir Putin, dha urdhër për heqjen e sanksioneve kundër Ankarasë./21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button