Mbështetësit e “Brexit” nuk dëshirojnë të përballen me pasojat

Udhëheqësi i partisë së ekstremit të djathtë në Britani, UKIP, Najxhell Farazh ka dhënë sot dorëheqje nga funksioni i tij, kanë raportuar mediet

Farazh ishte njëri nga mbështetësit më të madh të fushatës për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Bëra atë që është dashur të bëjë, tha Farazh, pasi që britanikët në referendum votuan për largimin e vendit të tyre nga unioni.
Duke arsyetuar vendimin e tij, Farazh tha se dëshiron ti kthehet jetës së tij, duke nënvizuar se gjatë referendumit gjithmonë ka thënë se dëshiron që ti kthehet shteti dhe se tani ka ardhur koha që ti kthehet jetës. Ai më tutje tha se ka vendosur të tërhiqet nga funksioni i kryetarit të UKIP-it, pasi që sipas tij, pas fitores së Bregzitit në referendum, ambiciet e tij politike janë përmbushur.

Farazh është figura e dytë e rëndësishme e fushatës që u angazhua për largimin e Britanisë nga unioni që dha dorëheqje, pasi që më herët, ish-prefekti konservator i Londrës, Boris Xhonson, i cili konsiderohej si favorit në garën për pasardhës të kryeministrit Dejvid Kamerun, deklaroi se është tërhequr nga gara për kryetar të partisë, e me këtë edhe nga gara për Kryeministër. Ky vendim i Xhonsonit është cilësuar si një veprim qyqar, pasi që ai fillimisht nxiti britanikët që të votojnë për largim nga unioni, e më pas u tërhoq, duke lënë të gjithë na baltë. Aktualisht, asnjëri nga ata që kryesuan fushatën për largim nga Bashkimi Evropian nuk kanë një plan të qartë se si më tutje dhe ekspertët tani janë të mendimit se ata po lajnë duart dhe po ikin nga përgjegjësia./21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button