Kosovarët përgatiten të festojnë Fitër Bajramin me bakllava turke

Për festën e Fitër Bajramit qytetarë të shumtë të Prishtinës pothuajse kanë përfunduar përgatitjet e tyre. Kosovarët muslimanë si traditë e kësaj e festeje, bëjnë vizita familjare dhe shoqërore, ku familje të shumta përgatisin dhe ofrojnë bakllava.Në një ëmbëltore të Prishtinës, ku shitet bakllavaja turke shihej një frekuentim i madh, përkundër ditëve të tjera, ku qytetarë të shumtë kishin ardhur për të blerë bakllava, e cila është një prej simboleve të Festës së Fitër Bajramit në Kosovë.

Bujar Istrefi, menaxher i pikës së kësaj ëmbëltoreje në Prishtinë, duke folur për Anadolu Agency (AA), bëri të ditur se kanë kërkesë të madhe të qytetarëve për bakllavanë turke, ku për festën e Bajramit janë kërkuar rreth 1500 tepsia të bakllavave, të cilat janë porositur shumë më herët.

“Edhe muajve jashtë Bajramit, kërkesat janë shumë të larta sepse kjo bakllava është risi në tregun e Kosovës. Mirëpo për Bajram kemi një shitje enorme”, u shpreh Istrefi.

Besimi nga Prishtina i cili kishte ardhur për të blerë bakllava theksoi se agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, tani do ta kurorëzojnë me Festën e Fitër Bajramit. Ai shtoi se kosovarët ende vazhdojnë t’i mbajnë traditat e festave fetare, si faljen e namazit të Bajramit ashtu edhe traditat e takimeve miqësore dhe të ndihmave për nevojtarët.

“Kemi ardhur për të blerë ëmbëlsira për Bajram, pas agjërimit që kemi bërë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, presim të festojmë, siç ka thënë edhe Zoti i Madh, pas çdo vështirësie vjen lehtësimi, edhe për neve nesër kryhet agjërimi dhe edhe ne do të festojmë”, u shpreh Besimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button