Gormez: Fitër Bajrami, festë e solidaritetit dhe unitetit

Kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez në urimin e tij me rastin e festës së Fitër Bajramit theksoi se kjo nuk është një festë e zakonshme, por se paraqet reflektim të solidaritetit, unitetit, respektit dhe dashurisë që njëherësh janë vlerat e Islamit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Bota islame pret një tjetër Bajram i cili vjen pas pastrimit të mëkateve gjatë Ramazanit. Ditët e Bajramit ne, muslimanëve përgjatë historisë na kanë siguruar vazhdimësi dhe na kanë garantuar ardhmëri”, tha Gormez duke uruar që fryma e paqes dhe solidaritetit të shpërndahet në shpirtin e muslimanëve për Bajram, në veçanti atyre në rajonet e krizës.

Duke nënvizuar se Bajrami është koha e dhënies dhe ndarjes së dashurisë dhe solidaritetit, Gormez tha se të bën të ndihet keq fakti që shumë muslimanë në rajonet e krizës nuk kanë mundësinë që në atmosferë paqeje të kalojnë këtë festë.

“Edhe në muajin e përzgjedhur kemi qenë dëshmitarë se ata që nuk kanë njerëzim në vete vrasin fëmijëve brutalisht të cilat akoma pa veshur kostumet e para të Bajramit veshur qefin të bardhë. Shumë nëna ende lajnë gjakun e fëmijëve të tyre ndërsa zemrat e shumë etërve janë të përfshira nga dhimbja dhe dëshpërimi”, tha Gormez.

Ai shtoi se muslimanët të cilët presin Bajramin në paqe duhet të jenë të vetëdijshëm se ata janë shpresa e njerëzimit dhe festën ta kalojnë në harmoni dhe gëzim për të shpërndarë kështu frymën e paqes dhe solidaritetit.

Gormez në veçanti dërgoi një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti për familjet e të vrarëve në sulmet terroriste në Turqi dhe në mbarë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button