Liqeni Tuz, mijëra flamingo mësojnë fluturimin duke ofruar “spektakël”

Në Liqenin Tuz në Anadollin qendror i njohur si “liqeni i kripur” , njëherësh destinacioni më i popullarizuar i flamingove, mijëra zogj këto ditë po marrin mësimet e para të fluturimit, i cili do tu nevojitet në vjeshtë atëherë kur largohen për në viset më të ngrohta.

Ekipi i Anadolu Agency (AA) ka realizuar pamje mbresëlënëse në sipërfaqe të liqenit Tuz, atje ku mijëra flamingo mësojnë fluturimin duke krijuar pamje spekakolare të vallëzimit përmbi ujë.

Liqeni Tuz, ose në përkthim tekstual, “liqeni i kripur” është foleja e preferuar e flamingove të cilët mbërrijnë këtu nga fundi i dimrit për të ndërtuar foletë për vezët e tyre.

Larg nga turmat e njerëzve, në një rajon të pasur me ushqim, mijëra flamingo vijnë në këtë botë dhe gjatë verës mësojnë fluturimin i cili në shtator u shërben atyre të shkojnë në vendet e ngrohta të Mesdheut.

Kryetari i komunës Eskil, Nijazi Alcay, deklaroi për Anadolu Agency se flamingot me dekada të tëra janë simbol i këtij vendi dhe se autoritetet lokale i japin rëndësi të madhe ruajtjes së mjedisit dhe mbrojtjes së liqenit, i cili është një lloj i inkubatorit për flamingo.

“Liqeni Tuz është shtëpi për mijëra flamingos të rinj, dhe në ditët kur mësojnë fluturimin ngjanë si një lloj kopshti për edukimin e këtyre zogjve të bardhë”, tha Nijazi.

Përfaqësuesja e shoqatës lokale të Mjedisit, Burcin Ferrand, deklaroi për AA se “liqeni i kripur” është njëri nga 305 lokalitetet në Turqi që paraqesin mjedise të rëndësishme dhe që janë të përfshira në kontrollin e projektit në të cilin çdo vit numërohen flamingot e rinj.

“Rregullisht incizojmë dhe monitorojë liqenin Tuz, bëjmë numërimin e flamingove si dhe monitorojmë lëvizjen e tufave të tyre. Nga foletë vitin e kaluar dolën afërsisht 21.000 flamingo. Numri i çeljeve varet shumë nga niveli i ujit, prandaj është thelbësore për të neutralizuar faktorin antropogjen për çka vazhdimisht tregohet për problemin e thatësirës dhe ndryshimeve klimatike, si një problem me të cilin duhet të angazhohet shoqëria”, tha Ferrand.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button