Johnson: Qeveria nuk ofron informacione në lidhje me “Brexit”

Propaganduesi i fushatës Brexit gjatë procesit të referendumit për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian (BE) dhe ish-kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Johnson, ka bërë të ditur se qeveria nuk ka ofruar deklarata të qarta dhe informative në lidhje me vendimin për dalje nga Unioni, raporton Anadolu Agency (AA).

Në artikullin e tij që e filloi me titullin “Kandidatët e Partisë Konservatore kanë nevojë për plan për Brexit-in. Ja plani im prej 5 pikash!” botuar në gazetën The Daily Telegraph, Johnson i bëri thirrje qeverisë t’i përçojë qartësisht deri te opinioni të vërtetat në lidhje me daljen e Britanisë nga BE-ja.

Në artikull Johnson bën të ditur se nuk do të jetë kandidat për kryetar të Partisë Konservatore pas deklaratës së kryeministrit aktual David Cameron për dorëheqje nga ky post. Ai e akuzon qeverinë se nuk ka dhënë informacione të duhura dhe deklarata të qarta për popullin në lidhje me procesin e largimit nga BE-ja.

Ndërkaq, Johnson nënvizoi se është e nevojshme që kryeministri i ri të sjellë transparencë në lidhje me këtë, duke shtuar se “Kemi nevojë që tani për një deklaratë që i përfshinë disa të vërteta themelore.”

Ndër tjerash, ai u shpreh: “Aktualisht, nuk ka asnjë rrezik për statusin e shtetasve të BE-së që jetojnë në Britani. Migrimi do të vazhdojë. Do të vazhdojë në mënyrë më të kontrolluar, duke i neutralizuar ekstremistët. Ne e shpëtuam veten nga dëshira për ligjvënie në BE, ndërkohë që marrëveshjet për tregti të lirë pa tarifa dhe kuota doganore janë fuqimisht në të mirën ekonomike të shteteve të BE-së. Ndërsa ende ka shtete me statusin e aplikuesit për anëtarësim, mund të bëjmë marrëveshje për tregti të lirë me ekonomitë e botës. Mund të sigurojmë lidership në Evropë në nivel ndërqeveritar me besimin tonë dhe fushat e tjera.”

David Cameron, i cili pas rezultatit të Brexit deklaroi se do të ndahej nga Partia Konservatore në kongresin që do të mbahet në tetor, kishte shprehur mendimin se është e nevojshme të zgjidhet kryeministër i ri që do ta udhëheq vendin gjatë procesit të largimit të Britanisë nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button