Nikoliq: Qëllimi i Serbisë është ruajtja e popullsisë serbe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se qëllimi i Serbisë është mosnjohja e Kosovës dhe ruajtja e popullsisë dhe trashëgimisë kulturore në Kosovë, shkruan Vecernje Novosti, përcjellë Klan Kosova.

Ndërsa sa i përket politikës së jashtme, Nikoliq ka thënë se prioritet është anëtarësimi në Bashkimin Europian, por kjo sipas tij nuk do të ndodhë nëse kërkohet njohja e Kosovës si shtet.

Ai ka thënë se nëse Brukseli vendos kushte të tilla atëherë kjo do të nënkupton se qëllimisht Serbia nuk dëshirohet si anëtar i plotë.

Nikoliq ka theksuar se shteti i tij është i interesuar për të rritur partneritetin me vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut, “e në veçanti për ta ruajtur miqësinë me Rusinë e Kinën”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button