Bëje ditën e fundit të Ramazanit ditën më të mirë të muajit

Veprat shpërblehen dhe vlersohen sipas përfundimit të tyre, prandaj o agjërues/e, nëse gjatë agjërimit tënd ke vepruar gjëra të cilat ndikojnë në pakësimin e shpërblimit, atëherë ka mbetur edhe një ditë me anë të të cilës mund të përmisosh tërë muajin, e kjo është dita e fundit e agjërimit të ramazanit.

Përcillet se Profeti alejhi selam ka thënë: “ Nëse Allahu do të mirën për dikënd, atëherë e përdor atë përpara vdekjes së tij.” Dikush nga të pranishmit pyeti:
“ Si e përdor?” Profeti alejhi selam tha: “ Allahu e udhëzon atë njeri në veprën e mirë, përpara vdekjes dhe më pas ia merr shpirtin në këtë gjendje.” Ahmedi

Hadithi tregon se nëse përfundimi i njeriut është i mirë, atëherë edhe e ardhmja e tij në Botën e përtejme do të jetë e mirë, po kështu edhe adhurimi i tij, nëse fundi i tij është më i miri se fillimi, atëherë adhuruesi do ta marrë shpërblimin për pjesën më të mirë edhe nëse ajo është pjesa e fundit e adhurimit.
Mbushe ditën e fundit të agjërimit me namaze nafile, lexim Kurani, dhikër, dua, pendim, sadaka etj.

Marrë nga: XhamiaMbret.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button