Sturgeon: Të garantohen të drejtat e qytetarëve të BE-së në Skoci

Kryeministrja e Qeverisë Rajonale të Skocisë Nicola Sturgeon, në lidhje me vendimin për “Brexit” që doli në referendumin për statusin e Britanisë në BE të mbajtur javën e kaluar, ka kërkuar që të garantohet sa më parë që nuk do të ndryshohen të drejtat aktuale dhe statusi i qëndrimit për 173 mijë qytetarë të BE-së që jetojnë në Skoci, raporton Anadolu Agency (AA).

Liderja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) Sturgeon pas rezultatit të referendumit, ka bërë thirrje për respektimin e të drejtave të punës për qytetarët e BE-së që jetojnë në Skoci. Ajo në këtë kontekst i ka dërguar një letër 5 kandidatëve të cilët garojnë për postin e kreut të Partisë Konservatore në vend të kryeministrit britanik David Cameron.

Në letrën e sajë duke rikujtuar se populli skocez në referendumin për statusin e Britanisë në BE ka votuar për qëndrimin në Union, Sturgeon ka theksuar se qytetarët që banojnë në Skoci janë të shqetësuar nga rezultati i “Brexit” dhe pasiguria e sjellë nga rezultati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button