Qeveria e Maqedonisë: Janë zvogëluar mjetet e programuara nga IPA, nuk bëhet fjalë për sanksione

Nuk bëhet fjalë për sanksione, por për zvogëlimin e mjeteve të programuara, theksohet në reagimin djeshëm nga pres shërbimi qeveritar pas vendimit të Komisionit Evropian për zvogëlimin e mjeteve nga fondet IPA për Maqedoninë.

Me motivet dhe qëllimet të vendimit, theksojnë, më së miri është njoftuar organi i cili e ka marrë vendimin. Ka, siç theksojnë, dy aspekte: të brendshme dhe të jashtme.

“I brendshmi është i lidhur me faktin se më shumë se njëvit fluturonte zbatimi i zgjedhjeve. Në atë periudhë institucionet në hendikap politik përmes mekanizmave të bllokuar në disa ministri kyçe, përfshirë edhe Ministrinë e Financave. Partia më e madhe opozitare pjesëmarrjen e saj në qeveri nuk e shfrytëzoi për rritjen e besimit në procesin zgjedhor, siç është paraparë me marrëveshjen. Përkundrazi, fokusin e vendosi në bllokimin e institucioneve dhe duke bërë dëm shumë të madh për shtetin”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button