Uzunov:Standardi jetësor do të përkeqësohet

Nënkryetari i LSDM-së Vanç Uzunov, thotë se edhe këtë vit nuk pret përmirësim të standardit jetësor, për shkak se ekonomia maqedonase nuk ka treguar rritje të industrisë ose të prodhimeve bujqësore.

“Duke shikuar planet e qeverisë për politikën ekonomike të prezantuar në buxhetin e këtij viti, nuk jam optimist për 2014-ën. Sipas të dhënave është e qartë se prapë qeveria do të fokusohet në ndërtimtari. Edhe pse ka pak ndryshme, prapë se prapë edhe pas shtatë viteve të gjuajtjes së parave për përmendore, tani paralajmërohet ndërtimi i rrugëve. Mirëpo edhe kjo do të zhvillohet sipas modelit të njëjtë, me kredi. Indikator për pesimizëm është se ekonomia nuk po tregon rritje të industrisë apo të prodhimeve bujqësore”, tha Uzunov.

Realisht nuk mendoj se standardi i jetesës së qytetarëve do të ndryshojë, përkundrazi, mendoj që do të përkeqësohet, tha Uzunov.

Ai konstaton se gjysma e subvencioneve për vitin 2012 nuk janë paguar, kurse pagesa për 2013 është zero.

“Edhe qytetarët janë të vetëdijshëm se nëse ka zgjedhje këtë vit, kurse presidenciale do kemi sigurisht, atëherë do të fitojnë gjysmën e subvencioneve të papaguara par 2012. Kjo nuk është përkrahje për bujqësinë”, theksoi Uzunov.

Ai shtoi se paratë e subvencioneve nuk përfundojnë në duart e bujqve të vërtetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button