Çair, banorët në rrezik nga shtylla elektrike, askush nuk inervenon

Ditë më parë shiu dhe era e fortë që kaploi Shkupin shkaktoi mjaft probleme për banorët e komunës së Çairit, me ç’rast banorët e kësaj lagjeje ankohen se madje edhe një shtyllë është shtrembëruar dhe se telat e saj kanë rënë më poshtë.

Çair
Çair

Banorët thonë se kjo shtyllë është e rrymës dhe se EVN ende nuk ka ardhur që të rrgullojë të njejtën.

“Javën që lamë pas, kishte erë të fortë dhe shi dhe shkaktoi dëme duke shtrembëruar shtyllën e rrymës dhe tani në këtë rrugë nuk kalon më as autobusi me numër 9, ai në dy kate, shkaku që pengojnë telat e rrymës. Kjo është mjaft e rrezikshme, dje sërish kishte shirëra të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë çka nëse mund të shkaktonte dëm edhe më të madh”, tha Agim Izairi banor i kësaj komune.

Çair
Çair

“Për fat të themi se nuk ka rënë komplet se do shkaktonte dëme edhe më të mëdha. Nuk e dimë  si ka ndodhur, por me siguri nga shiu dheu ështe zbutur dhe nga era e fortë  është  shtrembëruar shtylla”, tha Ilir T., banor.

3

Sa i përket intervenimit nga ana e EVN-së, zëdhënësi i saj, Atanas Kovaçveski thotë për Portalb se nuk ka pasur ankesa për një problem të tillë.

“Në EVN nuk është ankuar askush për një problem të tillë megjithatë ne do të bëjmë kontroll do të dërgojmë ekipin tonë dhe nëse është e vërtetë kjo do rregullohet. Nëse ndodh që ato tela të mos jenë të EVN-së, ne sërish do të intervenojmë”, tha para disa ditëve Kovaçevski për Portalb, kurse problemi ende nuk është zgjidhur, ndërkaq zëdhënësi tani është i pakapshëm për deklaratë.

Portalb gjithashtu tentoi të kontaktonte Xhingis Hanin nga Sektori për Urbanizëm në komunën e Çairit,por ai nuk i përgjigjej telefonatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button