Kryeministri francez: Parisi mund të përfitojë nga Brexit

Kryeministri i Francës Manuel Valls, theksoi se vota e britanikëve për të dalë nga Bashkimi Evropian (BE) është një mundësi biznesi për Parisin, raporton Anadolu Agency (AA).

Valls të shtunën tha për mediat lokale se qeveria po punon në përmirësimin e atraktivitetve të kryeqytetit francez, dhe se janë duke përgatitur masa të veçanta në aspektin e taksave dhe statusin e të huajve.

Valls porositi kompanitë ndërkombëtare “Mirë se vini në Paris, ejani investoni në Francë”.

Për shkak të votës së britanikëve për të dalë nga BE-ja, disa kompani me seli në Londër, janë duke menduar për të lëvizur në qytete të tjera si Dublin, Amsterdam, Frankfurt dhe Paris, sepse në këtë mënyrë mund të përfitojnë nga tregu i madh i përbashkët i BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button