AAG reagon për Amlirin 4 vjeçar që ndërroi jetë

“Një tragjedi e këtillë në këtë muaj të shenjtë na preku thellë të gjithëve, së pari si qenie njerëzore, dhe për më tepër ne, si gra dhe nëna.  Të privosh nga jeta një filiz I cili sapo ka marrë hovin e jetës konsiston me shkelje të një të drejte elementare themelore, e drejta për jetë, për më tepër për një zënke banale”, thuhet në reagimin e Asociacionit për Afirmimin e Gruas.

“Të shqetësuar ngase jemi dëshmitarë të rritjes gjithnjë e më të madhe të dukurisë së vrasjes në shoqërinë tonë,sepse fëmijët që rriten në ambiente ku ushtrohet dhunë/vrasje ka të ngjarë që në të ardhmen të kthehen në dhunues/vrastar sepse ata bëhen të pandjeshëm dhe e shohin dhunën si një gjë normale, andaj AAG bën thirrje deri te organet kompetente që në kohë sa më të shkurtë të dënohet “vrasësi” për veprën e vrasjes me paramendim me mekanizmat më rigoroze institucionale e juridike”, shtojnë nga AAG.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button