Misioni I OSBE-së në Shkup dhe komuna Qendër nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

Misioni i OSBE-së në Shkup dhe komuna Qendër nënshkruan Memorandum për zbatimin e projektit “Mbështetje të institucioneve dhe strukturave për politika rinore”, kumtoi komuna Qendër.

OSBE-ja do ta mbështet përforcimin e kapaciteteve të Këshillit lokal rinor, si dhe strukturat rinore. Me atë do të kontribuojë për rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në marrjen e vendimeve në nivel lokal dhe kombëtar.

Për këtë qëllim do të zbatohen dy trajnime. Misioni i OSBE-së, për nevojat e Zyrë spër të rinj në komunën qendër, do të dhurojë edhe IT pajisje dhe veb faqe për rritjen e informimit të të rinjve dhe për qasje më të mirë deri tek informacionet, kumtoi komuna Qendër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button