RDK: Maqedonia fillon të vetizolohet

“Paralajmërimet e fundit për sanksione ndaj Maqedonisë duke i suspenduar 27.1 milion euro nga IPA fondet, me gjasë reale për suspendime tjerra prej 50 milion euro të IPA fondeve, si dhe suspendimin e korridorit 8, janë indikacione reale për një izolim të tmerrshëm ndaj regjimit të këtij vendi”, reagon Rilindja Demokratike Kombëtare.

Ashti si[ shkruhet në reagimin, RDK në kontinuitet ka theksuar se vendi shkon drejtë hapave të Bjellorusisë duke pasur për bazë sjelljen e vetizolimit të këtij regjimi vetëm për të shpëtuar lëkurën e vet, por në dëm të vendit dhe qytetarëve të saj.

“Politika populiste e këtij pushteti për subvencione për të gjithë ata që duan të rikthehen nga qyteti në fshat për të përpunuar tokën, është një dëshmi e fuqishme e përgatitjes së vendit për vetizolim. Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim konsistent se qytetarët e këtij vendi nuk duhet dënuar përshkak të sjelljeve të papërgjegjshme të politikanëve. Që nga pavarësimi i vendit e deri më sot, komuniteti ndërkombëtarë ka investuar me miliarda euro për zhvillimin, mirëqenien, demokracinë, drejtësinë, dhe stabilitetin e këtij vendi, dhe ky komunitet ka të drejtë absolute të kërkojë llogari direkte nga këta politikan, pa mos u dënuar qytetarët e rëndomtë të këtij vendi. Kujdesi ndaj parave të taksapaguesve të huaj nuk është asnjë shkelje sovraniteti ndaj shtetit, por kërkim llogari direkte nga keqpërdoruesit e këtyre fondeve. Toleranca ndaj këtyre politikanëve të papërgjegjshëm duhet të përfundoj sa më shpejtë me qëllim që çmimin e sjelljes së tyre mos e paguajnë qytetarët e rëndomtë. Ata nuk duhet të përdoren mish për top. Qytetarët e këtij vendi nuk meritojnë të dënohen për sjelljet e papërgjegjshme të këtij pushteti”, përfundojnë nga RDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button