Inagurohet kompleksi Jigit Pasha në Shkup

Sot u inagurua për shërbim dhe për vizitorët kompleksi Jigit Pasha në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompleksi Jigit Pasha i cili u restaurua me bashkëpunimin e Kryebashkisë së qytetit Bursa të Turqisë dhe Komunës së Çairit në Shkup, me lutje u inagurua për shërbimin e banorëve dhe për vizitorët.

Në ceremoninë e inagurimit të kompleksit, nga Turqia morën pjesë Kryebashkiaku i Bursas Recep Altepe dhe delegacioni i bashkisë, ish-Ministri i Shëndëtësisë Mehmet Muezzinoglu, deputetë dhe përfaqësues të organiziatave të shoqërisë civile, ndërkohë që nga Maqedonia të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe zv/Kryetari i Komunës Sulejman Baki, Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi, Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës Behixhudin Shehapi, politikanë dhe qytetarë të shumtë.

Në fjalimin e mbajtur me rastin e ceremonisë, kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti tha se kompleksi Jigit Pasha paraqet arsye dhe kuptim të posaçëm për shtetasit turq që ta vizitojnë Maqedoninë.

“Pozitat vijnë e shkojnë, por veprat ngelin të përhershme. Bashkëpunimi dhe vëllazëria mes Kryebashkisë së Bursas dhe Komunës së Çairit nuk janë vetëm formale”, deklaroi Mexhidi, duke shtuar se bashkëpunimi mes dy komunave është shumë i mirë dhe se së bashku kanë materializuar punime të mrekullueshme.

Ndërkaq, Kryebashkiaku i Bursas Recep Altepe, gjatë fjalimit të tij theksoi se me hapjen e kompleksit Jigit Pasha për shërbime dhe vizita e kanë kryer një detyrë lojaliteti.

“Pas caktimit si kryetar bashkie, drejt Bursas erdhën kërkesa të mira. Na kërkuan që të vijmë në këto territore dhe t’i dalim zot kësaj kulture dhe këtyre monumenteve. Na thanë se nëse ‘ju nuk i dilni zot, atëherë këto zhduken’”, tha Altepe, dhe u shpreh më tej se asnjëherë nuk do t’i ndalin investimet për shtetin mik të Maqedonisë dhe popullin e saj dhe se do të vazhdojnë tutje me çdo lloj mbështetje.

Altepe gjithashtu ofroi të dhëna rreth procesit të përfundimit të kompleksit Jigit Pasha që nga prezantimi i projektit e deri në gjendjen para inagurimit që u realizua sot.

Nga ana tjetër, ish-Ministri i Shëndetësisë i Turqisë Mehmet Muezinoglu potencoi se dëshirë e tyre është përforcimi i lidhjeve shpirtërore me popujt e Ballkanit që kanë vlera të ndryshme, shikimi drejt së ardhmes me shpresë dhe besim, ecuri e fuqishme në mënyrë të bashkuar drejt së ardhmes dhe konsiderimi i diversiteteve si pasuri.

“Në thelb, kjo tyrbe u jep mesazh njerëzve të një civilizimi. Me bibliotekën, kompleksin dhe medresenë e saj, ajo jep mesazhin e dashurisë, paqes dhe të qenët fuqishëm të bashkuar”, u shpreh Muezzinoglu. Ai më tej i falënderoi të gjitha institucionet dhe personat që kanë kontribuar në materializimin e këtij institucioni për përfundimin e një punimi të tillë.

Para prerjes së shiritit me përfundimin e fjalimeve, Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti i dhuroi pllakë mirënjohjeje Kryebashkiakut të Bursas Recep Altepe, ndërsa të dy së bashku pllakë mirënjohjeje i dhuruan përfaqësuesit të ENKA Holding e cila ishte përgjegjëse për ndërtimin e kompleksit dhe sponsor kryesor, Turhan Kumbaraci.

Pas inagurimit, të ftuarit e shëtitën kompleksin dhe realizuan fotografi kujtimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button