Presidenti Ivanov organizoi iftar në Vilën presidenciale Vodno

Presidenti Gjorgje Ivanov mbrëmë në rezidencën në Vilën Vodno, organizoi iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Duke folur para kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, myftitë, përfaqësuesit e jetës publike dhe politike, si dhe përfaqësues të bashkësisë së biznesit dhe sektorit civil, presidenti Ivanov theksoi se Republika e Maqedonisë e kultivon traditën shekullore të bashkjetesës dhe respektimit të ndërsjellë ku mbizotërojnë vlerat të cilat paraqesin “urën e afrimit” mes të gjithë qytetarëve të shoqërisë sonë multietnike, multigjuhësore dhe multireligjioze.

Ivanov të pranishmëve dhe të gjithë pjesëtarëve të besimit islam ua uroi muajin e shenjtë të Ramazanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button