18 të lënduar në Mekë gjatë Natës së Kadrit

Të paktën 18 persona u plagosën lehtë në turmë gjatë lutjeve në natën më të rëndësishme në kalendarin islamik, Natën e Lejlet-ul-Kadrit, në afërsi të Qabesë në Mekë, – raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i qendrës mjekësore në Mekë, Hamid al-Maliki, tha se në afërsi të Qabesë në mbrëmjen e Lejlet-ul-Kadrit ishte mbledhur turmë e madhe. Turma ka ndodhur në afërsi të hotelit Dar Teuhid në rrethinën e Qabesë, ku me këtë rast u plagosën 18 persona.

Personat e lënduar dhe ata të cilët u ngulfatën morën ndihmën adekuate mjekësore. Pas ndihmës së ofruar të gjithë ndihen mirë.

Pas turmës si masë paraprake, në afërsi të Qabesë u dërguan edhe tetë ekipe mjekësore shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button