Spasovski: Gruevski do që popullit të ketë përplasje populli mes veti

“Në mënyrë më brutale, me keqpërdorim të policisë, dje është bërë parandalimi i të drejtës elementare të studentëve për zgjedhje të lirë. Regjimi në Maqedoni ka zbatuar zgjedhje studentore të falsifikuara dhe kriminale”, ka akuzuar sot, në një konferencë për shtyp sekretari gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski, njofton Portalb.

Ai ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, që të jep dorëheqje dhe të gjithë të involvuarit në ngjarje të japin përgjegjësi për keqpërdorimin e policisë speciale kundër studentëve.

“Është realizuar dhunë ndaj studentëve. Qëllimi i Nikolla Gruevskit ka qenë që ta përplasë popullin mes vete. Për atë Janë bërë ndryshime ligjore për MPB-në që të përforcohet mënyra jo-demokratike në lidhje me përdorimin e forcës. VMRO – DPMNE bën gjithçka në Maqedoni që të mos krijohen kushte për zgjidhjen e krizës politike, ata ikin nga zgjedhjet e lira, korrekte dhe të rregullta”, tha Spasovski, duke shtuar se protestën LSDM-ja do ta përkrahë dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i mbështesin studentët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button